Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë një mesazh me rastin e 14-vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO.

 

Nikolla vlerëson kontributin e Shqipërisë për paqen në rajon me anëtarësimin e saj në NATO.

 

“Sot, 14 vjet nga pranimi në NATO, Shqipëria është një anëtare aktive e Aleancës, një kontribuese e vendosur e paqes, stabilitetit dhe sigurisë, në rajon e në botë”, thekson Nikolla.

 

“Përkushtimi dhe kontributi i Shqipërisë është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e partnerët  tanë strategjikë. Krenarë për kontributin e Shqipërisë për mbrojtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.