U kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 31-vjeçari kosovar.

 

 

D. B., u kap në Përmet me automjetin tip “Mercedez Benz”, ku po transportonte 14 emigrantë nga vendet MENA, që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me vendet e BE-së.

 

Gjatë kontrollit në automjet u gjet 1 thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash, 1 aparat celular dhe automjetin.

 

 

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 67″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i 31-vjeçarit”, sipas njoftimit të policisë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.