Sali Berisha ishte të dielën në Shkodër ku mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 4 dëshmorëve të 2 prillit të vitit 1991.

 

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se dëshmorët e 2 prillit janë frymëzim për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë të lirë dhe detyrim për PD që të rikthejë votën e lirë.

 

Berisha u shpreh i sigurt për një fitore të madhe të PD në zgjedhjet  e 14 majit, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të bashkohen dhe të mos e harrojnë sakrificën e tyre për PD.

 

 

“PD do dalë fitimtare në këto zgjedhje dhe i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë s’e ndalon hovin e saj. Kam një ftesë për çdo demokrat, të bashkohemi dhe të mos harrojmë se gjeni ynë është pluralizmi. Sa i përket binomit Basha-Alibasha përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite, janë pengjet më të keqpërdorur dhe çdo votë e imagjinuar për ta është votë për Edi Ramën”, tha Berisha.