Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat para selisë blu, pas takimit të zhvilluar këtë të premte me Sali Berishën.

 

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se do të Shqipëria po analizon daljen nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, duke iu referuar çështjes Becchetti, Meta u shpreh se anormaliteti është kthyer në sjelljen e kryeministrit, që sipas tij po tenton që të nxjerrë nga çdo orbitë Shqipërinë.

 

“Anormaliteti është kthyer në sjelljen e tij. Po të shihni listën botërore të azilantëve, se kush janë në 10-shen e parë. Është e para Shqipërisë, dhe 9 vende të tjera, asnjë shtet europian. Janë vende ku ka konflikte civile. Në Shqipëri qeveris një njeri i papërgjegjshëm që mund të nxjerrë Shqipërinë nga çdo lloj orbite”, tha Meta.