Një 45-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia kufitare e Morinës, pasi është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane.

 

Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Armend Morina, banues në Gjakovë i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Arrestohet në PKK Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, 45-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike.

 

I arrestuari, i dënuar me burgim nga autoritetet gjermane.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i punës së koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

 

-Armend Morina, 45 vjeç, banues në Gjakovë.

 

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Wangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.