Krujë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Informimi”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

 

Operacioni, falë inteligjencës informative, u finalizua me vënien në pranga të një 17-vjeçari, si dhe me sekuestrimin e një arme zjarri kallashnikov dhe një sasie municioni luftarak.

 

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Informimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

S. C., 17 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.

 

Shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov, krehër arme dhe 30 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.