Gjatë fjalëve hyrëse të Prokurorisë Speciale, prokurori Matthew Halling ka thënë se gjatë intervistimit në Hagë nga prokurorët e specializuar, Rexhep Selimi, ka konfirmuar postet që kanë mbajtur katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë.

 

Ai në një pjesë të intervistës në Hagë, tregoi momentin kur Selimi ka treguar se kush i shkruante komunikatat e UÇK-së dhe kush ishte përgjegjës për mesazhin që duhej nxjerrë në publik.

 

Halling ka konfirmuar se posti që Thaçi ka mbajtur në fundin e vitit 1998 ishte drejtimi i drejtorisë politike të UÇK-së, Veseli kishte qenë përgjegjës drejtorinë e zbulimit, Selimi ishte inspektor i përgjithshëm i UÇK-së dhe Krasniqi ishte zëdhënës, pra “i ngarkuar për t’iu dhënë zë” politikave të këtij organizimi.

 

Po ashtu, prokurori i specializuar përmendi një libër të shkruar nga Krasniqi, që tha se flet për hierarkinë që kishte UÇK-ja dhe se ajo “duhej respektuar”.