Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Patos pasi në banesë iu gjet një sasi kanabis dhe metadon i lëngshëm.

 

 

Policia gjatë kontrollit personal dhe të banesës së E. H., i gjetën drogën e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Gjithashtu:

 

 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan 20 vjeçarin A. M., banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

 

U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 32 vjeçarin Xh. Xh., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në Fier, i ka vjedhur çantën e shpinës me një shumë lekësh dhe dokumentash në të, një personi.

 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim 28 vjeçarin V. H., banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka marrë me qira 1 automjet në Lushnjë, dhe nuk e ka kthyer më.

 

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.