Teksa sot Kosova ka shpallur ditë zie, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për vrasjen e policit Afrim Bunjaku, nga një sulm terrorist.

 

Rama shkruan se përulet me nderim për efektivin që dha jetën në krye të detyrës.

 

“MIRËMËNGJES

me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”, shkruan Rama.