Përfaqësues të Unionit për Mesdheun (UfM) të shteteve joanëtare të BE-së, u mblodhën në një takim në zyrat qendrore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Gjenevë, Zvicër.
Shqipëria përfaqësohej nga drejtori i Politikave të Punësimit dhe Aftësimit Profesional, pranë MEKI-t, Albin Gega dhe kryeinspektori i AKPA-s, Eljo Mucaj
Gjatë këtij takimi u diskutuan disa çështje të lidhura me punën ku më kryesoret ishin funksionimi i ILO-s, vështrim i përgjithshëm i temave kryesore të trupit drejtues të ILO-s (GB) dhe Konferencës Ndërkombëtare të Punës (ILC), gjendja aktuale e ratifikimeve të konventave të ILO-s, shëndeti dhe siguria në punë, sigurimet shoqërore, dialogu social, etj.
Delegacioni shqiptar prezantoi zhvillimet dhe prioritetet e institucioneve shqiptare në kuadër të Punës së Denjë, Forcimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë si dhe digjitalizimit proceseve në funksion të rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të inspektimit të punës./ata