Leku fitoi pikë në kursin e këmbimit valutor ndaj euros dhe dollarit amerikan, ndërsa humbi terren me paundin britanik dhe frangën zvicerane, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 116.62 lekë, ose 0.01 lekë më pak.
 
Dollari amerikan u këmbye me 106.88 lekë, ose 0.23 lekë më pak se në fundjavë. Ndërkohë paundi britanik u mbiçmua me 0.05 lekë dhe këmbehet me 132.67 lekë.

Monedha zvicerane këmbehet me 116.38 lekë ose 0.01 lekë më shumë se ditën e premte.

 

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 106.88 -0.23  
Euro EUR 116.62 -0.01  
Poundi Britanik GBP 132.67 +0.05  
Franga Zvicerane CHF 116.38 +0.01  
Jeni Japonez (100) JPY 82.29 -0.27  
Dollari Australian AUD 75.82 -0.40  
Dollari Kanadez CAD 80.25 -0.20  
Korona Suedeze SEK 10.38 -0.03  
Korona Norvegjeze NOK 10.83 -0.03  
Korona Daneze DKK 15.68 -0.01  
SDR SDR 144.41 -0.46  
Ari(OZ 1) XAU 205987.69 -637.14  
Argjend(OZ 1) XAG 2535.19 -2.25  
Juani Kinez (onshore) CNY 15.83 +0.04  
Juani Kinez (offshore) CNH 15.83 -0.04  
Lira Turke TRY 5.68 -0.01