Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në hapjen e lokalit Soma tek Piramida e Tiranës.

“SOMA Piramida. Shije Prishtine në Tiranë”, shkruan Rama  teksa ndan pamje nga lokali më i ri në kryeqytet.

Rama shoqërohej edhe nga arkitekti holandez Ëiny Maas.

“Ja një ekslencë e Prishtinës që ka ardhur në Tiranë. Prandaj të gjithë shqiptarët e Kosovës të vijnë në Tiranë, të vijnë në Shqipëri, të vijnë në bregdet, të vijnë nëpër male të bëjnë investime me shije, me pasion, me të gjithë forcën e imagjinatës së tyre se janë fantastik”, u shpreh Rama.

“Kjo është Soma Piramida Tirana dhe sidomos për ata që janë nostalgjik të muzikës, së gramafonit, muzikës së ndaluar dikur, që janë gjenerata ime ky është vendi, por edhe për rininë”, theksoi Rama./ata