Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se, pas rënies së vazhdueshme të orteqeve, rruga Qafë Thorë-Theth është e hapur për të gjitha mjetet.

 

Sipas ARRSH-së, u punua për pastrimin e rrugës nga ortekët me borëpastruese dhe mjete të tjera, ndërsa dendësia e dëborës është mbi 1 metër.

 

Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë.

 

Me hapjen e rrugës, fshati turistik i Thethit mund të vizitohet edhe nga turistët. Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.