Pas një viti pezull, Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim çështjen penale ndaj Dritan Rexhepit dhe grupit të strukturuar kriminal, që akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

 

 

Kujtojmë se hetimi nisi për Rexhepin, i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqin që ndodhet pas hekurave në Spanjë, si dhe për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi; Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Geshtenja e Artan Docaj.

Ndërkohë, gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në kapjen e tij./BW