Një nënë e re solli në jetë dy djem dhe një vajzë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, të cilët përfituan edhe bonusin e bebes.

 

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

 

“Gëzim i papërshkrueshëm për familjen Gega për ardhjen në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve Noel, Samuel dhe Amelia në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, bashkë me bonusin e bebes 120 mijë lekë të reja për secilin prej të porsalindurve”, theksoi Manastirliu.

 

Familja e re përfiton menjëherë çekun e bebes, politika sociale e qeverisë për të mbështetur nënat me foshnjat e sapolindura. Për fëmijën e parë bonusi është 40,000 lekë, për fëmijën e dytë 80,000 lekë dhe për fëmijën e tretë e më shumë 120,000 lekë.