Ministri i Brendshëm Taulant Balla, inspektoi mëngjesin e kësaj të hëne pikën kufitare të Qafë-Thanës, që lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut.

Ministri Balla bën të ditur se “Inspektorati Kombëtar i Territorit ka çliruar hapësirat pranë të gjitha pikave të kalimit kufitar, ndërsa Administrata Doganore Shqiptare po merret me mirësistemin e tyre”.

Ndërkohë, në videon e publikuar nga ministri i Brendshëm bëhet me dije nga përfaqësuesit e pikës kufitare të Qafë-Thanës se ka nisur puna për përmirësimin e infrastrukturës. Brenda muajit pritet të përfundojë vijëzimi i rrugës, shtrimi në disa pjesë të saj, ndriçimi, lyerje e fasadës, rregullimi i bordureve

Gjatë inspektimit, Balla u informua se në këtë pikëkalimi kufitar ka një fluks të lartë kalimi qoftë të qytetarëve, automjeteve, si dhe eksporteve minerale, ku janë rreth 70-80 kamionë në ditë që kalojë, ndërsa ka pasur ditë që fluksi për këto ka qenë dhe 120 mjete në ditë.

Në Qafë Thanë për të përballuar fluksin ka shtesë në organikë, 10 për secilën palë, 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje./ata