Analisti Ilir Demaliaj ka ngritur disa dyshime lidhur me Agron Nezën, i cili dyshohet se i ka dhënë 225 mijë dollarë ish-zyrtarit, Charles McGonigal. Sipas Demaliajt, Neza në hetimin e bërë nga FBI ose është marrë si dëshmitar ose si i penduar i drejtësisë.

Ai shtoi gjithashtu se Neza i cili i ka dhënë paratë, duhet të tregojë burimin e tyre dhe të hetohet për evazion fiskal.

Agron Neza si futet këtu? Nuk është rastësi që një ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit, pastaj me SHIK-un, vjen në Amerikë dhe unë e njoh atë person, e njoh shumë mirë Agron Nezën. Sesi ky sillet, sesi i ka lidhjet, janë të paqarta deri më tani. Unë e kam takuar rastësisht Agron Nezën rastësisht para “15-katëshit” kur isha në Tiranë para dy javësh. E kanë kthyer në Amerikë se është shtetas amerikan.

Ka dy gjëra. Ose Agron Neza është futur në bashkëpunim me FBI-në, sepse vetëm fakti që ai ka dhënë 225 mijë dollarë, duhet të japë burimin e dollarëve dhe të futet për evazion fiskal. Prandaj duhet të fillojë hetimi për privilegjet që i ka dhënë Rama kompanisë ruse dhe pse ia ka dhënë. Kjo i takon shtetit shqiptar, jo amerikan. Kemi një drejtësi katastrofë”, tha ai për “EuronewsAlbania”.