Një automjet tip “Benz” është djegur në orët e para të mëngjesit, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës” në Korçë.

 

 

Policia bën me dije se automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale I.C.

 

Dyshohet për zjarrvënësve të qëllimshme.

 

Njoftimi i policisë:

 

 

Korçë/Informacion paraprak

 

Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.