Kukullat Barbie pritet të dalin shumë shpejt në kinema dhe Dua Lipa është një prej tyre.

 

Dy ditë më parë u prezantua traileri i filmit të shumëpritur dhe amatorët e ekranit të madhë u njohën me disa personazhet kryesore të tij, ku përveç Margot Robbie dhe Gosling pjesë e kastit do të jenë dhe Issa Rae, Simu Liu, Michael Cera dhe Kate McKinnon, ndërkohë që Helen Mirren do të jetë narratorja.

 

Për 27-vjeçaren Dua Lipa, regjisori ka zgjedhur ta prezantojë si një kukull barbi sirenë, me flokë ngjyrë blu.

 

Fansat kishin spekuluar prej dhjetorit se këngëtarja do të ishte pjesë e projektit të Warner Bross dhe tashmë mezi presin ta shohin atë në korrik, muaj kur filmi do të shfaqet për herë të parë.

 

Në vitin 2021, Dua Lipa njoftoi se do të bënte debutimin e saj në aktrim në thrillerin Argylle, i cili ende nuk është publikuar. Që kur hodhi në treg albumin Future Nostalgia në vitin 2020, këngëtarja ka bashkëpunuar për materiale të reja me Megan Thee Stallion dhe Calvin Harris .

 

Vitin e kaluar ajo u emërua ambasadore nderi e Kosovës nga presidentja e vendit.