Presidenti turk Recep Tayyip ErdoÄŸan dënoi ashpër bastisjen e Izraelit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.

 

“Dua të shpreh trishtim dhe zemërim”, tha ErdoÄŸan pas një iftari me pensionistë në kryeqytetin Ankara.

 

“Türkiye nuk mund të qëndrojë e heshtur përballë sulmeve. Prekja e Xhamisë Al-Aksa dhe shkelja e shenjtërisë së Haram al-Sharifit është vija jonë e kuqe”, theksoi presidenti turk.

 

Deklaratat e tij erdhën pas përshkallëzimit të tensioneve pasi policia izraelite arrestoi rreth 350 besimtarë nga brenda kompleksit të Mesxhid Al-Aksasë.

 

Një grup palestinezësh formuan barrikadë brenda faltores Al-Kibli brenda kompleksit pasi kolonët hebrenj bënë thirrje për një bastisje në xhami. Ata u përpoqën të pengonin hyrjen e policisë duke mbyllur dyert e saj.

 

Duke rrethuar faltoren Al-Kibli, policia izraelite u ngjit në çatinë e xhamisë, theu disa nga xhamat dhe fillimisht ndërhyri me bomba zhurmuese kundër besimtarëve brenda. Disa nga personat në xhami u përpoqën t’i rezistojnë policisë duke hedhur fishekzjarre.

 

“Dënoj aktet e poshtra kundër kibles së parë të muslimanëve dhe bëj thirrje që sulmet të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ErdoÄŸan.

 

Duke thënë se Izraeli ndjek “politikë të shtypjes”, ErdoÄŸan shtoi se populli palestinez nuk është i vetëm./AA