Një 52-vjeçare nga Vlora shpallet e humbur nga policia pasi mori deklaratën e bashkëshorti të saj 58 vjeç V.V.
Sipas deklaratës së tij, ai ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij B. Z., pasi ajo është larguar nga banesa. Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e saj.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu është vënë në pranga një 55-vjeçar nga Saranda A. K.i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Dyshohet se më datë 20.12.2022, ai është konfliktuar fizikisht, me shtetasin E. M., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.