AHMET KARAAHMET/MEHMET BURAK KARACAOĞLU

 

Pas tërmetit dhe fatkeqësisë së përmbytjeve në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, njerëzit, të cilët e pritën me vuajtje muajin e Ramazanit, po përballen edhe me koston e lartë të jetesës.

 

Civilët që kaluan edhe një Ramazan tjetër larg shtëpive të tyre dhe në tenda të improvizuara në Idlib, ku u strehuan miliona civilë, është bërë më e vështirë me fatkeqësitë natyrore që kanë goditur rajonin javët e fundit.

 

Dhjetëra mijëra familje mbetën të pastreha në rajonin me qendër në Kahramanmaraş, ku u përjetuan shkatërrime të mëdha nga tërmetet e 6 shkurtit.

 

Miliona civilë, të cilët kanë paguar çmimin e rëndë të luftës civile 13-vjeçare në rajon, jetojnë në pragun e varfërisë.

 

Ndërkohë që thirrjet për ndihmë humanitare nga organizatat joqeveritare janë të pamjaftueshme, rritja e shkallës së papunësisë i vështirësoi kushtet e jetesës.

 

Fatkeqësitë e përmbytjeve të përjetuara javën e kaluar thelluan vuajtjet e njerëzve në rajon.

 

- "Tendat tona u shqyen nga shiu dhe stuhia"

 

Fewziye Muhammed, e cila u zhvendos nga pushtimi i rajonit Maarat al-Numan në Idlib nga forcat e regjimit të Asadit, për Anadolu tha se po e kalojnë muajin e Ramazanit në kushte të vështira.

 

Muhammed, nënë e 7 fëmijëve tha: "Kemi vështirësi në furnizimin e përditshëm me ushqim. Tendat tona u shqyen për shkak të shiut të dendur dhe stuhive javët e fundit".

 

Majid Muhammed, banor i kampit të tendave në Ma'arrat Misrin në veri të Idlibit tha se ata nuk kishin asnjë burim të ardhurash dhe se në kamp nuk arriti ndihma humanitare.

 

- "Iftarin dhe syfyrin e bëjmë vetëm me ndihma"

 

Ahmed Ibrahim, i cili u shpërngul me forcë nga rrethi Marratinnuman, ku jetonte 3 vjet më parë si pasojë e sulmeve të forcave të regjimit të Asadit, tha se Ramazanin e kalon në kushte të vështira.

 

Duke thënë se kishte vështirësi të gjejë punë, Ibrahimi tha: "Ankohemi se produktet ushqimore janë shumë të shtrenjta. Ne bëjmë iftar dhe syfyr vetëm me ndihma".

 

⁃ "Jeta nuk shkon kështu"

 

Muhammed Khalid, i cili migroi nga vendbanimi Jinderes për shkak të tërmetit dhe u vendos në kampin Keferbinni në veri të Idlibit tha se ka humbur vendin e punës nga tërmeti.

 

Sipas tij, 7 persona jetojnë në një tendë. "Ne jetojmë në të njëjtën tendë me babanë tim. Unë kam nevojë për një tendë të veçantë. Papunësia është shumë e vështirë, nuk është diçka me të cilën jam i mësuar", u shpreh Khalid.

 

Ai tha se është shumë shtrenjtë të hapësh përsëri punishte. "Do të doja të hapja përsëri punishten time. Do të punoja. Jeta nuk shkon kështu", tha Khalid.