Të paktën 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 19 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në Kayseri të Türkiye-s.

 

Një autobus pasagjerësh është përmbysur në zonën Pinarbas ndërsa në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë.

 

Aksidenti ndodhi kur drejtuesi i autobusit të Komunës Bagcilar në Istanbul humbi kontrollin e mjetit.

 

Në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh i ambulancave, zjarrfikësve dhe ekipeve policore.

 

Të plagosurit u dërguan me autoambulancë në spitalet ne Kayseri, Pinarbasa dhe Sariz./AA