Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat para selisë blu, pas takimit të zhvilluar këtë të premte me Sali Berishën.

 

I pyetur nga gazetarët për rritjen e pagave të njoftuar më herët nga kryeministri Edi Rama, Meta tha se është një mashtrim i kryeministrit, sikurse premtoi edhe me shëndetësinë falas.

 

“Rama kujtohet për qytetarët pak javë para zgjedhjeve, dhe ata e dinë se përgjegjësi kryesor për shtrenjtimin e kostos së jetës është Rama dhe korrupsioni i tij. Zgjidhja është modeli që ofron koalicioni dhe kandidatët tanë të shkëlqyer”-tha Meta.