Vendimi i qeverisë për rritjen e pagave padyshim do të gëzojë shumë kategori profesionistësh referuar situatës së vështirë ekonomike në vend dhe rritjes së papërballueshme të çmimeve.

 

 

Por ai që do jetë më entuziasti është Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pasi kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i rrisë rrogën me 1.7 mln lekë.

 

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi pas mbledhjes së sotme të qeverisë ku u miratua projektligji për pagat se niveli i pagës të Presidentit shkon 425 mijë lekë.

 

“Elementët specifikë të rritjes së pagave do të detajohen me VKM në ligjin që sapo miratuam ne kemi miratuar një rritje të qenësishme të pagës së Presidentit të Republikës niveli i pagës të së cilit shkon 425 mijë lekë dhe gjithashtu kemi rishikuar hierarkinë e të gjithë institucioneve të pavarura duke krijuar një barazi ndërmjet tyre. E gjithë administrata publike do të ketë në harkun kohor të dy viteve 22% -61% e cila është e përshkallëzuar në bazë të pozicioneve me logjikën e krijimit të një hierarkie të pastër dhe të duhur”, deklaroi Ibrahimaj.

 

Paga e Presidentit të Republikës aktualisht është 257 mijë lekë.