Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi tentoi të trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

 

 

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ndaj shtetasit me iniciale K.M. , Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Hudënishti”, zhvilluar më datë 13.09.2021, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, tentoi të trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.