Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Hudënishti”.
Në pranga ka rënë Klevis Melani, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Melani ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Hudënishti”, të zhvilluar më datë 13.09.2021, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, tentoi të trafikonte lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.