Një 43-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur nga një makinë në arrugën Milot-Rrubik.
Viktima i identifikuar me inicialet M. Ll., banues në Fan të Mirditës ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga automjeti tip “Benz” me drejtues 63-vjeçarin P. N.
Për shkak të plagëve të marra, 43-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale, teksa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.