Familjarët e miqtë e regjisorit Kristaq Mitro u mblodhën ditën e sotme për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Homazhet në nder të tij u mbajtën në Tiranë.

 

Regjisori Kristaq Mitro ndërroi jetë më 3 prill në Austri. Regjisori kishte shkuar pranë të bijave, për një ndërhyrje për probleme shëndetësore që kishte (një formë parkisoni).

Mitro, një nga regjisorët më të njohur të kineamtografisë shqiptare, ka punuar bashkë me regjisorin Ibrahim Muçaj në disa prej filmave më të mirë shqiptarë si: Dimri i fundit (1976), Nusja dhe shtetrrethimi (1978), Liri a vdekje (1979), etj.

 

Disa nga filmat e Krista Mitros

 

Një djalë edhe një vajzë (1990)

 

Telefoni i një mëngjesi (1987)

 

Duaje emrin tënd (1984)

 

Apasionata (1983)

 

Njeriu i mirë (1982)

 

Në prag të lirisë (1981)

 

Liri a vdekje (1979)

 

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

 

Dimri i fundit (1976)

 

Tokë e përgjakur (1976)

 

Kur zbardhi një ditë (1971)