Rreziqet e përzierjes së ilaçeve dhe suplementeve për shëndetin tonë janë të dokumentuara mirë, por çfarë ndodh me problemet e shkaktuara na përzierja e ushqimeve me medikamentet?
Një ndërveprim i padëshiruar ushqimi dhe ilaçi, mund të ndodhë kur diçka që keni ngrënë ndryshon mënyrën se si trupi metabolizon ilaçet.
Kjo më pas mund të pengojë përthithjen e ilaçit, gjë që mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore.
Dhe këto rreziqe shpesh fshihen ose injorohen në masë të madhe.
Por kur ndodh një ndërveprim ilaçi, ai përgjithësisht prodhon efekte anësore të padëshiruara të cilat mund të jenë të dëmshme për një sërë arsyesh.
Ndërsa disa ndërveprime mund ta dërgojnë trupin në një ‘krizë hipertensioni’, një rritje e papritur dhe e rëndë e presionit të gjakut, të tjerat janë të njohura se shkaktojnë dëme vdekjeprurëse në mëlçi.
Për të shmangur komplikime të tilla, Benjamin Bowers, themeluesi i Satia Nutrition, ka nxjerrë në pah disa kombinime të rrezikshme ushqimesh dhe ilaçesh që duhen shmangur.
Qumështi dhe antibiotikët
Zoti Bowers këshillon që qumështi të mbahet larg antibiotikëve si tetraciklina dhe fluorokinoloni, të cilët përdoren për të trajtuar një gamë të gjerë infeksionesh.
Ai shpjegoi: Produktet e qumështit mund të ndërhyjnë në mënyrën se si antibiotikët përthithen në gjakun tuaj, duke ju lënë të prekshëm ndaj infeksioneve dhe duke vënë në rrezik shëndetin tuaj.
Lëngjet e frutave ose alkooli mund të ndikojnë në mënyrë të barabartë në përthithjen e ilaçit, kështu që uji mund të jetë alternativa më e mirë kur merrni antibiotikë.
Përzjerja e lëngut grejpfruti me ilaçet
Një tjetër përgatitje e rrezikshme është përzierja e lëngut të grejpfrutit me ilaçe të veçanta.
“Kjo pije mund të bëjë kërdi, kur kombinohet me medikamente të caktuara, duke përfshirë bllokuesit e kanaleve të kalciumit dhe statinat,” shpjegoi Bowers.
Grejpfruti mund të ndikojë në medikamentet e një personi për shkak të enzimave të tij CYP3A, të cilat janë përgjegjëse për metabolizmin e shumë ilaçeve.
Duke ndërhyrë në aktivitetin e enzimës, lëngu i grejpfrutit mund të rrisë ose zvogëlojë ‘biodisponibilitetin’ e barnave, që i referohet aftësisë së një ilaçi ose një substance tjetër për t’u përthithur dhe përdorur nga trupi.
Si rezultat, ilaçi grumbullohet në trupin tuaj, gjë që mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore si dëmtimi i mëlçisë dhe ‘rabdomioliza’, që ndodh kur indet e dëmtuara të muskujve lëshojnë proteinat dhe elektrolitet e tij në gjak, të cilat më pas mund të dëmtojnë zemrën dhe veshkat.
Djathëra të vjetërsuar, verë dhe ilaçet kundër depresionit
Kombinimi i tretë i rrezikshëm përfshin djathërat e vjetërsuar dhe verën, e cila dihet se shkakton probleme të mëdha për njerëzit që marrin MAOI (antidepresivë).
“Këta antidepresivë kërkojnë kujdes të veçantë kur bëhet fjalë për dietën tuaj, pasi disa ushqime të pasura me tiraminë si djathërat e vjetër dhe vera mund të shkaktojnë rritje të rrezikshme të presionit të gjakut”, shpjegoi Bowers.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë paralajmëron gjithashtu se djathi, veçanërisht djathi i vjetërsuar – përmban një sasi të konsiderueshme tiramine, një aminoacid që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.
Të marra së bashku, ushqimet e pasura me tiraminë dhe MAOI rrisin në mënyrë të rrezikshme nivelet e tiraminës dhe mund të kërkojnë trajtim urgjent.
Së fundi, Acetaminophen, përbërësi kryesor në paracetamol dhe Tylenol, dihet se shkakton komplikime të rënda kur kombinohet me alkool.
“Pra, shmangni përzierjen e alkoolit me acetaminofen pasi mund të rrisë rrezikun e toksicitetit të mëlçisë”, tha Bowers.