Qeveria Shqiptare po ndërmerr një reformë të madhe në sistemin e  pagave, me qëllim rritjen e mirëqenies për çdo qytetarë, si dhe vlerësimin e profesionistëve bazuar edhe në kontributin e tyre ndër vite.

 

Reforma do të zbatohet me dy hapa për tu përmbyllur në harkun kohor të një viti.

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se paga mesatare në përfundim të implementimit të plotë të reformës së pagave, do të shkojë në 900 euro nga 530 euro që është sot.

 

Reforma e pagave nisi këtë prill me rritjen e pagave për mjekët, mësuesit dhe forcat e sigurisë, ku përfshihen Policia e Shtetit, ajo e burgjeve dhe zjarrfikësit.

 

Më pas do të përfshihen edhe të gjitha kategoritë e tjera të administratës qendrore dhe vendore.

 

Ndërkohë nga data 1 prill paga minimale e detyrueshme shkoi në 40 mijë lek nga 36 mijë lekë që ishte.