Kreu i PD Lulzim Basha, gjatë prezantimit të programit për “Parlamentaret 2025. Foli edhe për pikën ku përfshihen edhe ish të përndjekurit.

Ai u shpreh se në program parashikohet që Statusi i ish-të përndjekurve të jetë i barabartë me atë të ish-ushtarakut.

Basha tha se ish- të përndjekurit janë tradhtuar gjatë tre dekadave nga PD, por kjo do të marrë fund.

“Mesazh për të përndjekurit
Muaji i Kujtesës historike.
Ata nuk janë thjeshtë një datë në kalendar. Ata janë emblema e qëndresës, edhe pse PD i ka përdorur e tradhtuar vazhdimisht në 34 vite. Kjo merr fund.
Sot pjesë e programit është marrja përsipër e shpërblimit për të përndjekurit, statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me atë të ish-ushtarakut”, tha ai./BalkanWeb