Një atlet 26-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Trento të Italisë pasditen e së enjtes. Andrea Papi u gjet i pajetë në një zonë pyjore, ndërsa shkak i vdekjes është sulmi nga një ari. Fillimisht i riu u denoncua i humbur nga bashkëshortja e tij, ndërsa më pas autoritetet policore nisën kontrollet, duke pasur dhe ndihmën e qenve.
Ekspertiza konfirmoi se Papi nuk humbi jetën si pasojë e ndonje shqetësimi shëndetësor, por ai ishte përleshur me një ari.
I riu u largua nga shtëpia e tij, në qytetin e vogël të Kaldes, për t’u stërvitur në mal. Ai vrapoi për pak më shumë se një orë dhe u ngjit në Malga Grum, një majë 1525 metra. Në trupin e tij kishte plagë të shumta si dhe shenja kafshimesh të shkaktuara nga një kafshë, që sipas autoriteteve ishte ariu. Pantallonat e shkurtra dhe jeleku i tij i gjakosur u gjendën rreth 100 m larg trupit të të riut, fakt që tregon përballjen e tij me kafshën dhe tentativën për t’u larguar.
Kjo nuk ishte hera e parë, pasi edhe muajin e shkuar në këtë zonë një tjetër alpinist u sulmua nga ariu. Po ashtu dhe nëpër fermat e ndryshme ka pasur vizita nga arinjtë, ndërsa banorët e ndryshëm kanë kërkuar zgjidhje nga autoritetet.