Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Shkodër. Sipas policisë një 54-vjeçar duke drejtuar një motor, ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi i motorit me iniciale Z. L., nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të mara dhe ka ndërruar jetë.
“Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.