Gruana në foto është Luiza Mullolli, 46-vjeçarja e cila prej kohësh vuante dhunën nga bashkëshorti i saj, Gjergji. Ata ishin në proces divorci dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës.

 

 

Konfliktet mes çiftit, prindër të tre fëmijëve shkuan deri aty derisa ditën e djeshme, 55-vjeçari e vrau gruan me armë zjarri dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, pranë banesës.

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar që edhe pse shkoi deri në dyert e policisë nuk u zgjidh.

 

Luiza jetonte me djalin, teksa dy vajza i kishte të martuara dhe jetonin në Greqi. Sipas familjarëve, bashkëshorti, i cili është ende në kërkim nga policia kishte tentuar dhe më parë ta mbyste.