Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një bashkëbisedim me një grup prej 20 juristësh të rinj të Gjykatës së Mynihut, Gjermani.
Në përgjigje të interesimit të studentëve, Spiropali nënvizoi se, “Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt integrimit në BE dhe është në pritje të Mbledhjes së Dytë Ndërqeveritare, e cila do të miratojë Pozionin Negociues për Grupimin 1 Themelorët dhe hapjen e negociatave për këtë grupim”.
“Reforma në drejtësi si edhe reformat e tjera demokratizuese dhe integruese, janë të suksesshme dhe të pakthyeshme. Mbështetja e gjerë popullore është një frymëzim e detyrim për përshpejtimin e anëtarësimit në BE”, tha Spiropali.
Duke u ndalur në kontekstin gjeopolitik, Spiropali vuri në dukje se, “Shqipëria ka qenë dhe do të vijojë të jetë një faktor zhvillimi, demokratizimi, integrimi dhe stabiliteti në rajon si edhe një protagoniste aktive e Procesit të Berlinit.”
Duke folur për pjesëmarrjen e rinisë dhe të grave në politikë, Spiropali nënvizoi se, “Shqipëria është një model i suksesshëm i pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare dhe qeverisje dhe pasioni e talenti i grave dhe rinisë dinamizon demokracinë si sistem dhe politikën si profesion”./ata