Armët që u gjetën të hënën pasdite në portin e Durrësit, me qëllim transportin drejt Anglisë, mësohet se u gjetën të fshehura në një tavolinë.

 

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se mobilja ishte përshtatur me hapësira të veçanta, ku ishin fshehur pistoletat, 6 glock, 1 broëning dhe 1 helstar, dy të fundit prodhim i ri. Po ashtu janë sekuestruar edhe 200 fishekë pistolete.

 

Policia po verifikon personin qe ka dorëzuar tavolinën në fugonin qe çonte pako nga Shqipëria në Luton të Anglisë.

 

 

Gjithashtu po verifikohet dhe adresa qe tavolina ka pasur për t’u dorëzuar në Angli.

 

Shoferi i furgonit Jetmir Koloshi, i cili është vënë në prangs, në dëshmine e tij ka thënë se nuk ka dijeni për armët. Ai është shprehur se bën vetëm transport të mallrave të ndryshëm që dorëzohen nga shqiptarë dhe bën dorëzimin e pakove te të afërmit e tyre drejt Lutonit në Angli.