Partia Socialiste vendosi të tërheqë sot projektligjin për Amnistinë Penale, pasi nuk siguron dot 84 votat e nevojshme për ta miratuar.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha një ditë më parë njoftoi se deputetët e grupit të tij nuk do të jenë të pranishëm nëse nuk do merren në konsideratë për këtë çështje edhe amendamentet e tyre.
Në këtë seancë pritet të votohet edhe marrëveshja e emigrantëve me Italinë.
Marrëveshja me Italinë dhe Amnistia Penale janë kundërshtuar nga opozita, ku pritet edhe sot që të mos lejojnë që seanca të zhvillohet normalisht, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore.
Nga ana tjetër, Gazment Bardhi paralajmëroi të mërkurën vijimin e aksionit opozitar në Kuvend, ndëërsa nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse do ta votonte Amnistinë Penale, të cilën e cilësoi një akt tërësisht jo transparent.