Më shumë se 11 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në Poloni që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, tha të martën    përfaqësia e Polonisë në BE .

 

Rreth 87% e atyre që kalojnë kufirin janë gra dhe fëmijë, shtoi ai.

 

Në fillim të prillit, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raportoi se pak më shumë se 10.6 milionë njerëz kishin kaluar kufirin.

 

Kjo do të thotë se rreth 400,000 njerëz kanë udhëtuar nga Ukraina në Poloni gjatë javës së fundit. 

 

Aktualisht ka më shumë se 1.5 milionë refugjatë ukrainas që jetojnë në Poloni dhe më shumë se 3.5 milionë refugjatë ukrainas të vendosur në vende të tjera evropiane, raporton UNHCR.

 

“Të gjithë ata që ikin nga lufta do të gjejnë strehim dhe të gjithë ndihmën që u nevojitet në Poloni”, shtoi përfaqësia e Polonisë në BE.