Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili vrau 2 motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, më 31 Dhjetor 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet.

 

Përparim Ademi kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkoi kthimin e çështjes për rigjykim. Por trupa gjykuese me drejtuese Valdete Hoxhën ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm.

 

Ademi është dënuar për akuzën vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

 

Ai kishte lidhje intime me të dyja motrat. Hetimet e Prokurorisë treguan se shkak i ngjarjes ishte pikërisht xhelozia dhe kërkesa e tyre për të shkëputur marrëdhëniet me të.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Astirit në banesën e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Natën e Krishtlindjeve ato ia kishin bërë të qartë  Ademit se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt duket se nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhëtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë dy gratë me breshëri kallashnikovi.