Artisti indian Gokul Pillai përdori programin e inteligjencës artificiale për të krijuar portrete të miliarderëve si Bill Gates, Mark Zuckerberg, Warren Buffett, Donald Trump, Jeff Bezos, Elon Musk dhe Mukesh Ambani,  duke i portretizuar ata se si do të dukeshin nëse do të ishin të varfër.

 

Portretizimi i bashkëthemeluesit të Microsoft-it si një plak i dobët që qëndron gjysmë i zhveshur jashtë një kasolleje, i veshur vetëm me një leckë gri, u pëlqye mbi 10,000 herë, shkruan The indipendent.

 

Miliarderi indian Ambani, në këtë realitet alternativ, nuk është i veshur me kostumin e tij trendi, por në vend të kësaj ka veshur një bluzë të vjetër, në dukje të papastër dhe pantallona blu, teksa qëndronte pranë një grumbulli plehrash.

 

Postimi i tij shfaqte gjithashtu imazhin e shefit të “Meta”, Zuckerberg me një bluzë pluhuri dhe pantallona të shkurtra blu, duke qëndruar në mes të një lagjeje të varfër, ndërsa biznesmeni amerikan Buffet shihet i veshur me një bluzë të bardhë pak të ndotur të futur brenda një palë pantallonave pa zinxhir.

 

Ndërsa ish-presidenti i 45-të i SHBA-së, Donald Trump, 76 vjeç, duket i zhveshur dhe i varfër.

 

Pamjet që artisti indian postoi u bënë virale, duke sjellë një stuhi komentesh në rrjetet sociale.