Janë zbardhur detaje të reja sa i përket foshnjës që u gjet e braktisur në Golem ditën e shtunë nga një qytetar.

 

Burime bëjnë me dije se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga qytetari.

 

Ai e ka dërguar foshnjen menjëherë në maternitetin e Durrësit dhe për momentin foshnja e seksit femër ndodhet e shtruar në pediatri.

 

Sipas News24, konfirmohet se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3 vjeç, i cili është marrë në kujdes të shërbimit social. Policia vijon ende kërkimet për arrestimin e 22-vjeçares e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.

 

Burimet thonë se nuk kanë gjetur ende ndonjë familjarë apo të afërm të nënës 22-vjeçare për ta vënë në dijeni lidhur me situatën.

 

Hetimet sa i përket gjetjes së 22-vjeçares janë shtrirë në disa qytetet, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.