Gjykata e Posaçme, GJKKO i ka caktuar masën arrest me burg ish-oficerit të Antidrogës Sokol Canameti.
Mësohet se masa i është komunikuar në ambientet e spitalit pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ai akuzohet nga SPAK se ka kërkuar ryshfet 2000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022.