Policia Rrugore vijon kontrollet për ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, janë arrestuar në flagrancë 2 shoferë që drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç, të cilët janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe/ose drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë ndaluar për kontroll automjetet me drejtues shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara”-njofton policia.

 

Ka shkuar kështu në 32 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.