Real Madridi është një nga gjigantët europianë që shpesh skauton futbollistë nga Amerika e Jugut dhe i afron të radhët e tyre.

 

Së fundmi është rënë dakord për transferimin e të riut Endrick (16) nga Palmeiras, i cili do të vijë në Santiago Bernabeu vetëm kur të mbushë moshën.

Në të kaluarën, Reali solli lojtarë si Robinho, Vinicius Junior dhe Rodrygo nga Amerika e Jugut dhe tani ata kanë gjetur një objektiv të ri në gjigantin argjentinas River Plate.

 

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Claudio Echeverri, “fëmijë mrekullibërës” dhe Lionel Messin e ri, siç e quan populli argjentinas.

Së fundmi ai shkëlqeu në kampionatin e kadetëve të Amerikës së Jugut, ku shënoi tre gola dhe dha dy asistime në tre ndeshje dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

 

Mesa duket, Klubi Mbretëror e ka ndjekur për një kohë të caktuar, por tashmë ka vendosur të bëjë një “kafshim” më serioz për ta parë sa më shpejt në radhët e tyre.

 

 

 

Modeli i tij është, me sa duket, Lionel Messi, i cili pas Kupës së Botës fitoi statusin e hyjnisë në vendlindjen e tij.