Ekipi i futbollit, ku marrin pjesë fëmijë ushtarakësh, ka fituar kupën “Salonica Soccer Cup”, të turneut ballkanik të zhvilluar në Selanik.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, e cila ka publikuar në rrjetet sociale foto me momente nga ndeshja.
“Rinia EL 2018, ku marrin pjesë fëmijë ushtarakësh, ka fituar kupën e vendit të parë për grupmoshën U16 në turneun ballkanik “Salonica Soccer Cup” të zhvilluar në Selanik”, shkruan MM.
Sipas MM, kjo fitore është dëshmi e punës dhe përkushtimit të këtyre sportistëve të rinj dhe një moment krenarie.
Ministria e Mbrojtjes ka uruar ekipin dhe trajnerët e tyre për këtë fitore të merituar.