FBI ka paralajmëruar konsumatorët të mos i përdorin stacionet e karikimit publik, falas. Sipas FBI, mashtruesit kanë arritur të infektojnë pajisjet me malware ose softuer që mund t’u japin hakerëve akses në telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj.

 

“Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare”, thuhet në një postim në Twitter nga zyra në terren e FBI-së në Denver.

 

“Hacker-at kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të futur malware dhe softuer monitorues në pajisje. Mbani me vete karikuesin tuaj dhe kordonin USB dhe përdorni një prizë elektrike në vend të tyre.”

 

Në vend të përdorimit të stacioneve publike të karikimit USB, FCC u sugjeron njerëzve të përdorin një karikues portativ, të përdorin një prizë AC ose të blejnë një kabllo vetëm për karikim, i cili nuk lejon transferimin e informacionit gjatë përdorimit.