Dy gra muslimane, nënë dhe bijë, kanë raportuar një krim të dyshuar të urrejtjes Kitchener, qytet në provincën Ontario të Kanadasë, të mërkurën në mëngjes.

 

Sipas një lajmi në CTV News, gratë kanë thënë se një person i panjohur i ka ndjekur me makinën e tij pas namazit të sabahut dhe ua ka drejtuar armën.

 

“Ne hapëm dritaren, ai hapi të tijën, pastaj e pamë atë duke nxjerrë telefonin dhe e drejtoi nga ne, gjë që na u duk e çuditshme. Dhe befas, në anën tjetër, ai nxori një armë dhe e drejtoi nga ne”, ka thënë vajza për CTV News.

 

Gratë kanë mbetur të padëmtuara, por janë shprehur të frikësuara dhe të tronditura nga ngjarja. Gruaja është larguar me makinë, por burri dyshohet se i ka ndjekur për një kohë.

 

I dyshuari përshkruhet si një burrë i bardhë 20-vjeçar i veshur me kapuç të errët dhe një maskë fytyre, siç raportohet nga Policia Rajonale e Waterloo-s.

 

Gratë kanë thënë incidenti ka ndodhur pasi janë larguar nga xhamia dhe se besojnë se ishte i motivuar nga urrejtja./AA