Gjyqtari Dhimitër Lara do të shqyrtojë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm kërkesën e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për heqjen e sekuestros së vilës në Hamallaj. Seanca e radhës do të mbahet në 26 prill në orën 11:00. 

 

 

Ankimimi në Apelin e Posaçëm erdhi pasi u rrëzua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ahmetaj e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave, pasi sipas tij duhej të merrnin leje për kontrollin në vilë, pasi aty jeton edhe ai dhe ka statusin e deputetit. Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.