Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura me rastin e 74-vjetorit të krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO-s.
Në një postim në rrjete sociale, Peleshi theksoi se Akademia e Forcave të Armatosura krijon profesionistë sipas modelit të West Point dhe NATO-s.
“Me studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura, një institucion arsimor që krijon profesionistë shumë të mirë, sipas modelit të West Point dhe NATO-s, por mbi të gjitha krijon karaktere dhe njerëz të fortë. Një zgjedhje e pazakontë ndoshta për shumë të rinj, por e duhura për një karrierë të sigurtë njësoj si kolegët në vendet e NATO, në shërbim të atdheut”, shkruan Peleshi.